Njësitë policore kanë ndaluar dy vetura me targa vendore të cilat i drejtonin dy të dyshuar, shqiptarë dhe gjatë kontrollit në rimorkiot e veturave janë gjetur 400 copë pula për të cilat të dyshuarit nuk kishin dokumentacion përcjellës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dren të Leposaviqit më 10.01.2018 në ora 20:07.

Me urdhër të prokurorit malli i kontrabanduar si dhe automjetet janë dorëzuar njësisë së doganave.