Pochettino ia ka hapur dyert Real Madridit.

Zinedine Zidane mund të shkarkohet në fund të sezonit, për shkak të formës aspak të mirë që po kalon Real Madridi.

Mauricio Pochettino është një ndër emrat që lakohet për të zëvendësuar francezin.

I pyetur për këtë mundësi, trajneri i Tottenhamit ia hapi dyert Realit duke thënë se në “futboll gjithçka mund të ndodhë”.

“Madrid? Jam i lumtur këtu ku jam, në Tottenham. Futbolli do të më dërgoj ku të dëshiroj. Jorge Grifa, që është si baba për mua, më ka thënë: ‘mos mendo shumë, shijoje të tashmen dhe ji profesional e përgjegjës, lëre futbolli të të dërgoj ku të dëshiroj”, u shpreh Pochettino, duke shtuar kështu zërat për një kalim në Madrid.