Pas pushimeve në Dubai, Ilda Bejleri është rikthyer në Shqipëri dhe sot e ka djegur sërish Instagramin me një foto kolazh ku shfaqet si gjithnjë shumë seksi, e veshur me një fustan të zi dhe në poza provokuese ku tregon hiret.

Mirëpo përshkrimi që Ilda ka lënë në këtë foto ka ngjallur reagimin e fansave. “Po, jam Bricjapi! Më e mira nga të gjitha shenjat e horoskopit”, shkruan Ilda.

Ndërsa fansat menjëherë kanë kundërshtuar duke komentuar opinionet e tyre. “E ke gabim e dashur, Më e mira është Luani”, “Gaforrja dhe akrepi janë shenjat më të mira”, “Shenja më e mirë për çfarë?…Unë shikoj zjarr tek ty”, janë disa nga komentet në foton e Ildës të cilave ajo ka zgjedhur mos t’i replikojë.