Dje rreth orës 19:40 në policinë e Kisella Vodës B.S (1991) nga fshati Moranë e Shkupit, ka paraqitur se është plagosur se të njëjtën ditë rreth orës 18:30 është palgosur në oborrin e shkollës ‘Naim Fashëri’, përcjell Aktuale.mk.

Ai ka qenë duke ecur në këmbë drejt portës kryesore dhe një person i panjohur ka gjuajtur me armë. Plumbi e ka plagosur në pjesën e djathtë të krahërorit.

I plagosuri vetë ka shkuar në spitalin e qytetit pë të kërkuar ndihmën mjekësore.