Ambasadori Ivan Velikov Petkov i Republikës së Bullgarisë në Maqedoni, tha se Bullgaria e mbështetë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe të gjithë institucionet, shoqërinë civile dhe opozitën që ta arrijnë qëllimin e tyre, marrjen e ftesës për antare në BE, këtë e tha ambasadori në fjalë gjatë prezantimit të programës së prioriteteve të punës së Presidencës Bullgare në Këshillin e BE-së.

Ai më tej shtoi se Republika e Maqedonisë ka mbështetje për zbatimin e reformave prioritare dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, kurse potencoi se është i nevojshëm dialogu parlamentar me opozitën.

Ambasadori bullgar gjithashtu tha se është i kënaqur që sot pritet të ratifikohet marrëveshja për fqinjësi të mirë.