Së paku 48 persona kanë vdekur në Peru pasi një autobus ra në greminë pas përplasjes me një kamion.

Aksidenti ka ndodhur në një pjesë të rrezikshme të autostradës të quajtur “kthesë djallëzore”, ku rruga është shumë e ngushtë, me kthesa të pjerrëta dhe shpesh të mbuluara me mjegull, shkruan CNN, transmeton Telegrafi.

Ekipet e shpëtimit edhe gjatë natës kanë kërkuar të mbijetuar në zonën vështirë e cila gjendet rreth 70 kilometra nga Lima.

Zjarrfikësit dhe policët kanë arritur të transferojnë pesë të lënduar rëndë në spitalin e afërt.

Ndryshe, në aksidente trafiku në Peru në vitin 2016, kishin humbur jetën 2.600 persona.