Reperi Ledri Vula, zbulon arsyen pse në klipet “100 Probleme”, “SRMN”, “Ni gotë për ty”, “Kings” dhe më e fundit “TTZ”, dominojnë ngjyrat bardhezi…

Megjithatë deri më tani nuk e kemi ditur arsyen përse këngëtari e ka bërë këtë zgjedhje. Në një intervistë reperi i famshëm ka treguar se ngjyrat gjithmonë evolojnë ndërsa e bardha dhe e zeza jo. “Çdo vit kemi një të kuqe më të kuqe, një të kaltër më të kaltër, por ende nuk kam parë një version më të mirë të ngjyrës së zezë apo një të bardhë akoma më të bardhë”, – ka thënë Ledri.