Nëse keni qenë në përpjekje për të ngjizur një fëmijë, rezultatit pozitiv i një testi shtatzënie do t’ju emociononte pa masë ! Por është e pashmangshme që kjo ndjenjë gëzimi të mos shoqërohet me atë të frikës së dështimit. Në një studim të vitit 2015 41 përqind e grave që kishin abortuar një herë mendonin se kishin bërë diçka të gabuar që kishte çuar në këtë gjë, 47 përqind ndiheshin fajtore, 41% ndiheshin në faj dhe 28% të turpëruara.

Por aborti i hershëm i shtatzënisë (para 13 javëve) sipas American College of Obstetricians and Gynecologists shkaktohet nga anomalitë kromozomale dhe nuk mund të parandalohet. Mund të ndodhë që një abort spontan i hershëm mos të shoqërohet me asnjë shenjë dhe trupi ta përjashtojë embrionin natyrshëm dhe ju thjesht të keni ndjesinë e të vjellave derisa niveli i hormoneve të ulet. Megjithatë shenja të tjera si gjakderdhja, dhimbjet e shpinës mesit e ngërçet mund të paralajmërojnë një abort spontas para javës se 10.