Një tren me qindra pasagjerë është kapluar nga zjarri në Afrikën e Jugut, pasi u përplas me një kamion, duke vrarë katër vetë dhe duke plagosur 40 vetë.

Videoja e cila është publikuar në rrjetin social “Twitter”, tregon një zjarr të madh, një makinë të grimcuar dhe një kamion të përmbysur, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Përplasja ndodhi pranë qytetit Kroonstad në provincën e Shtetit të Lirë, pasi kamioni dështoi të ndalet në një kalim.

BBC-ja raporton se rreth 850 pasagjerë ishin evakuuar në mënyrë të sigurt nga treni.