Pakoja e ligjeve që kanë synim reformat në Ministrinë për Punë të Brendëshme, posaçërisht në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim do të shqyrtohenë në seancë plenare ditën e enjte.

Edhe pse ishin në rend dite dhe kishte mundësi që shqyrtimi të fillojë në seancën e sotme, shqyrtimi u shty për shkak të mungesës së ministrit të MPB, Oliver Spasovski.

“Pikat në vazhdim, nga pika 32 deri te pika 36 kanë të bëjnë me MPB ndërkaq, nuk ka përfaqësues të MPB prandaj, këtu, e ndërpes punën me këtë séancë dhe me të do të vazhdojmë ditën e enjte.” – tha kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi.

Një ndër propozim ligjet më me interes është Propozim ligji për ndjekjen e komunikimeve, i cili poashtu kaloi në Komisionin për mbrojtje dhe siguri, ditën e premte.

Sipas propozuesit, me këtë propozim ligj përforcohet sistemi i kontrollit dhe mbikqyrjes mbi ndjekjen e komunikimeve. Në këtë drejtim lehtësohet procedura për kontroll dhe mbikqyrje të sistemit për përgjim nga ana e Kuvendit të Republikës, parashihet anagazhimi i ekspertëve të fushës në procesin e kontrollit; formimi i Këshillit për mbykqyrje qytetare dhe ndërprerja e urdhëresës gojore për ndjekje të komunikimeve.

Propozuesi, por edhe Komisioni amë, konsideron se me këtë propozim ligj në pjesë më të madhe pamundësohet keqpërdorimi i ndjekjes së komunikimeve, si një nga vërrejtjet kryesore në raportin e Pribesë.