Çdo shitës që dëshiron të shesë nëpër tregjet e Maqedonisë patjetër duhet të posedojë licencë. Kushti i vetëm për marrjen e licencës, e cila do të jetë me afat prej 1 viti, është që të ketë blerë tezgë. Nga Oda e Shitësve, e cila do t’i jep licencat , thonë se në këtë mënyrë do të zgjidhet një numër i madh i problemeve me të cilat ballafaqohet kjo kategori e qytetarëve vite me radhë. Sipas Odës dobi do të ketë edhe shteti.

Të paktën 80% të këtyre personave që punojnë nëpër tregje evidentohen si të papunë. Me marrjen e licencës, shitësit automatikisht do të figurojnë si të punësuar. Çështja e dytë është se të gjithë kanë sigurim shëndetësor si persona të papunë. Tani do të kenë sigurim shëndetësor, por sado kudo do ta paguajnë shtetin për këtë pjesë – tha Ekrem Dolek, kryetar i Shoqatës së tregtarëve.

Shitësit për kontribute për sigurim shëndetësor dhe pensional do të paguajnë aq sa paguajnë bujqit individual. Çmimi i licencës së obligueshme do të konfirmohet këtë javë, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, shprehet Dolek.

Jemi të ri në këtë punë. Nuk e dimë si shkojnë këto gjëra dhe sipas sugjerimit të tyre patjetër të ketë rregullore, metodologji e cila vlen me ligje tjera në Maqedoni, por mendoj se kjo nuk do të jetë problem i madh. Nuk mund të supozoj se sa do të jetë çmimi – deklaroi Ekrem Dolek, kryetar i Shoqatës së tregtarëve.

Shitësit presin zgjidhjen e problemit me shitësit “e egër” rreth tregjeve të cilët bëjnë konkurrencë jo lojale ndaj atyre që marrin tezga me qira, ndërsa fiskalizim të tregjeve nuk do të ketë derisa Maqedonia nuk bëhet pjesë e BE-së./alsat-m