Pastore thotë se dëshiron të pensionohet te PSG-ja.

Kapiteni i Paris Saint Germainit, Thiago Silva, tha gjatë ditës se mesfushori argjentinas, Javier Pastore, do të largohet nga Franca.

Por, këtë e ka hedhur poshtë 28 vjeçari, duke thënë se dëshiron t’i varë atletet me fanellën e PSG-së.

“E përsëris, ëndrra ime gjithmonë ka qenë që të jem transferimi i fundit ‘origjinal’, që do të largohem nga PSG-ja pas projektit për të cilin edhe jam transferuar. Gjithmonë kam qenë besnik. Nuk është e vërtetë se dua të largohem. Dua ta përfundoj karrierën te PSG-ja”, deklaroi Pastore