Media italiane ka dhënë detaje të tjera sot lidhur me uljen emergjente që bëri një avion i nisur nga Italia në Shqipëri, në aeroportin e Peskarës.

“Një ulje emergjente avioni ka ndodhur  mëngjesin e djeshëm në Peskara, në aeroportin e Abruzzo-s. Avioni i “Blue Panorama”, i cili po fluturonte nga Bolonja në Tiranë u detyrua të ulet pasi një pasagjer 77 vjeç u sëmur.

Sipas protokollit ndërkombëtar, pasi jepet alarmi, avioni duhet të ulet.

Pasi u ul në pistë, një ambulancë e 118-ës me mjekë i kanë dhënë pasagjerit kujdesin e duhur shëndetësor para se ta dërgonin në spital dhe ai dyshohet për një infarkt në zemër.

Më pas, avioni u ngrit nga Peskara dhe rinisi fluturimin drejt kryeqytetit shqiptar.

Operacioni i shpëtimi u menaxhua nga oficerët e Policisë Kufitare të koordinuar nga komandanti Dino Petitti.