Menaxheri i njohur i VIP’ve ka postuar foto me dy bukuroshet kosovare, Vildane Zeneli dhe Anxhelina Hadergjonaj

Ditë më parë, gjatë kohës kur Fatoni ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ishin Angelina dhe Vildania që kishin postuar foto me ish menaxherin dhe ish të dashurin e Erës.

E derisa ka muaj që Fatoni është ndarë nga Era Istrefi, duket se thashethemet se ai do të fillojë lidhje me ndonjërën nga bukuroshet e skenës sonë kanë vazhduar.

E pjesë e këtyre thashethemeve janë edhe Vildania dhe Angjelina.

Ndryshe, Fatoni është i njohur si menaxher i disa këngëtarëve, përfshirë edhe Ledri Vulës.

Ai është drejtor i kompanisë “Nesër” dhe deri ne muajin tetor ka qenë edhe menaxher i Era Istrefit, e cila në fillim të këtij viti hyri me gjysmë miliardi klikime në youtube.com me këngën “BonBon”.