“Kam frikë për një luftë bërthamore, jemi në limit”.

Kështu ka deklaruar Papa Francesku teksa fluturonte për një vizitë në Kili. Reagimi i tij përkonte me alarmin e rremë që u lëshua nga Hawai për nisjen e një rakete që provokoi panik deri në SHBA.

Ai është pyetur nëse është i shqetësuar për mundësinë e një lufte bërthamore. Reagimi i tij ka qenë i hapur e pa doreza. “Unë mendoj se jemi tamam në kufi të saj. Jam vërtet i frikësuar për këtë. Një incident mjafton që të precipitojnë gjërat”- tha ai.

Më tej, Papa ka komentuar edhe një foto te vitit 1945, qe kishte ne qender nje femije japonez qe mbante ne shpine vëllanë e vdekur nga bomba bërthamore e SHBA në Nagasaki.

“E vetmja gjë që unë mendova të shtoja ishin fjalët: “Fryt i luftës”. Unë do doja ta kisha shpërndarë sërish sepse një imazh si ky mund të vërë në lëvizje botën më shumë sesa mijëra fjalë. Për këtë arsye kam dashur ta shihni dhe ju,” tha ai.