Sapo ka ndodhur një aksident i rëndë dhe fatal në autostradën Tetovë – Gostivar, besohet se ka edhe viktima.

Komandati i Zjarrfiksave të Tetovës, Uka Aliti për TetovaSot ka konfirmuar se ka edhe viktima nga ky aksident me fatalitet i cili ka ndodhur para pak çastesh. Nuk dihet ende asgjë në lidhje me viktimat apo për numrin e të plagosurve si dhe identitetin e tyre.

Ekipet e policisë dhe zjarrfiksave janë në vendngjarje, dhe po punojnë në zbardhjen e plotë të aksidentit.

Për më shumë informacione pritet gjatë minutave në vazhdim/TetovaSot/