Ditën e djeshme qarkulloi kudo lajmi se Rita Ora do të mbajë një koncert madhështor në Prishtinë më 17 shkurt, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Mirëpo, ky lajm nuk u konfirmua nga Rita ose nga stafi i saj i menaxhimit ndaj ende nuk dihet me siguri nëse Rita Ora do të vijë ose jo në shkurt.

Pa u konfirmuar mirë lajmi, mediat kosovare po shkruajnë se Behgjet Pacolli është vetëofruar për të siguruar udhëtimin e Rita Orës drejt Kosovës në mënyrën më komode të mundshme, duke dërguar avionin e tij privat për ta marrë nga Londra.

Kjo surprizë me siguri mund ta bëjë Rita Orën që t’i thotë përfundimisht “Po” ofertës së qeverisë së Kosovës për të qenë pjesëmarrëse në ditën më të veçantë për qytetarët kosovarë. /Blitz.al/