Zëvendëskryeministri i Eurointegrimeve të Maqedonisë, Bujar Osmani th ase është optimist kur bëhet fjalë për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Sipas tij, janari dhe shkurti janë muajt kyçe për punën në Kuvend.

“Janari dhe shkurti janë muajt ku ne në Kuvend duhet të tregojmë kapacitet demokratik dhe bashkëpunim mes politikave. Nëse i zbatojmë reformat dhe e zgjedhim kontestin me emrin, do të marrim rekomandim pa kusht për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kjo është mundësi që nuk guxon të humbet”, tha Osmani në ratifikimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë me Bullgarinë në Kuvend.