Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Genoveva Ruiz Kalavera, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë për Zgjerim dhe Bisedime të Bashkimit Evropian.
Në takim,  Osmani prezantoi progresin e Republikës së Maqedonisë në procesin euro- integrues, duke u përqëndruar në implementimin e pjesëve Gjashtë dhe Nëntë të Planit 3-6- 9, si dhe progresin e realizuar në shmangien pengesave politike për afrimin drejt BE-së dhe NATO-s.
Osmani potencoi se periudhën e kaluar u realizua progres i rëndësishëm në përgatitjen e reformave në fushat prioritare, si që janë reforma në shërbimet e sigurisë, reforma në gjyqësor, si dhe reforma në administratën publike, ndërkaq pritjet e Qeverisë se së bashku me Kuvendin reformat e duhura do të implementohet deri në shkurt të viti 2018, para daljes së strategjisë për zgjerim të Komisionit Evropian.
“Me implementimin e reformave të parapara besoj se do të arrihet progresi i duhur në shmangien e vërejtjeve për progresin, dhe e cila do të rezultojë me hapa konkrete në rrugën tonë euro- integruese”-theksoi Osmani në takim.
Në vazhdim Osmani prezantoi edhe progresin në shmangien e pengesave politike, duke i theksuar marrëdhëniet e avancuara me Bullgarinë, miratimin e Ligjit për shfrytëzimin e gjuhëve, si dhe progresin në ndërtimin e besimit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
“Hapëm kanale të rregullta komunikimi me Greqinë, kemi takime të rregullta të ndërsjella dhe kontakte të cilat i presim të intensifikohen në periudhën e ardhshëm, dhe në fund, të rezultojë me atmosferë të besimit me të cilën do të mund të mbyllet çështja e emrit” – theksoi Osmani.
Sipas njoftimit nga SÇE,  në takim me Kalaveran, u hapën edhe çështjet për shfrytëzimin e fondeve të IPA-s, si dhe progresi i të ashtuquajturës Master Plan e cila përgatitet në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup.