Për momentin ekziston konsensus që termi Maqedoni të gjendet në çfarëdo varianti të zgjidhjes së emrit me Greqinë, ka thënë zv/kryeministri Bujar Osmani në intervistën për “Analiza 24”.

Ai ka thënë se autoritetet greke pranojnë emër ku do ishte ruajtur termi Maqedoni.

Osmani nuk ka dashur të flet hapur për zgjidhjet e mundshme, duke shtuar se në interes të gjithë procesit për zgjidhje përfundimtare të kontestit nuk duhet të licitohet me emra.

“Nevojitet vendosmëri nga dyja qeveritë, atë e shoh tani në dyja qeveritë, ka vullnet dhe vendosmëri të gjendet zgjidhje, pavarësisht presioneve politike ditore që kemi si qeveri dhe parti politike. Nuk duhet tani të licitojmë me propozime që janë të papjekura. Edhe ne, edhe grekët ofrojmë propozime, ndërsa Nimic duhet të jep zgjidhje të pranueshme”, ka theksuar Osmani, transmeton Medial.mk.