Shtatëqind pengj janë shpëtuar në një operacion kundër organizatës terroriste Boko Haram në veri të Nigerisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Nigerisë (NAN), operacioni ndaj Boko Haramit është ndërmarrë në qytetin Monguno në shtetin Borno në pjesën veriore të vendit.

Koloneli Timothy Antigha, në një deklaratë në emër të ushtrisë, tha se në operacion kanë marrë pjesë 242 ushtarë dhe se në mesin e të shpëtuarve kishte gra dhe fëmijë.

Antigha theksoi se anëtarët e Boko Haramit i kanë detyruar në punë bujqësore të rrëmbyerit dhe se disa gra i kanë përdhunuar, arsye kjo për të cilën ai tha se dy gra të shpëtuara kanë lindur në spital.

Ndryshe, organizata Boko Haram, e cila ekziston në Nigeri që nga fillimi i vitit 2000, filloi të organizojë akte masive të dhunës në vitin 2009 pas vdekjes së liderit Mohammed Jusuf teksa ishte i arrestuar. Organizata ka qenë shkaktar që afër 17 mijë njerëz të humbin jetën. Që nga viti i kaluar, ajo ka marrë në shënjestër edhe shtetet fqinje, Kamerunin, Beninin, Çadin dhe Nigerin.