Aktorja sexy është duke shijuar në maksimum periudhën e festave.  Edhe pse festat e fundvitit i lamë pas, Olta Gixhari ka ende disa ditë në dispozicion për të kaluar me njerëzit e zemrës.

Aktorja sexy është në shoqërinë e nënës së saj. Edhe më parë ajo na ka prezantuar me prindërit, të cilët ishin shoqëruesit e saj më të mirë në këtë periudhë festive.

Gjithashtu Olta është shfaqur më e shkujdesur se më parë. Me sa duket bukuroshja ka vendosur të shfaqet natyrale, pa pike grimi.

Ndërkohë ajo vazhdon të jetë beqarja më e lakuar në media edhe pse ende nuk ka bërë publike asnjë marrëdhënie dashurie.