Rreth 270.000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, prej të cilëve rreth 20.000 nxënës të klasës së parë, prej sot janë në pushim dimëror.

Mësimit në gjysmëvjetorin e dytë do t’i kthehen më 22 janar.

Dita e fundit e mësimit për ta ishte më 29 dhjetor, ndërsa para fillimit zyrtar të pjesës së dytë të vitit shkollor 2017/2018, do të kenë fundjavë të vazhduar pasi që 19 janari (e premte) është ditë jopune.