Dy vjet më parë, një rast shkaktoi një tronditje: dy vajza nuk morën nënshtetësinë zvicerane për shkak se refuzuan mësimet e notit, shkruan albinfo.ch.

Zyra për natyralizim në Bazel refuzoi kërkesën sepse vajzat kishin refuzuar notin, që ishte i detyrueshëm për nxënësit. Prej 1 janarit, kjo praktikë zbatohet tani në të gjithë Zvicrën.

Akti i ri për të Drejtat Civile rendit kriteret e reja të integrimit, siç raportohet nga «SonntagsZeitung», përcjell albinfo.ch.

Pra, dikush që dëshiron të natyralizohet, jo vetëm që duhet të mësojë një gjuhë të vendit, por edhe duhet të respektojë vlerat e kushtetuese të vendit. Kjo gjithashtu përfshin ndjekjen e shkollimit dhe kështu pjesëmarrjen e detyrueshme në mësimet e notit.

Federata e organizatave islamike në Zvicër ka kritikuar një kriter të këtillë të marrjes së nënshtetësisë.