Aktori i njohur i “Portokalli” Rezart Veleshnja është më i lumtur se kurrë tani që ka rënë sërish në dashuri.

Këtë herë ai nuk ka mundur të ngurojë më dhe ka prezantuar në rrjete sociale të dashurën e tij, një brune bukuroshe së cilës emri i nis me shkronjën “S”.

Ai ka publikuar një foto dhe një video në rrjete sociale ku e shohim së bashku me të dashurën e tij në Gjermani.

Nuk dihet nëse ajo jeton pikërisht në këtë shtet ose nëse çifti poshijon disa ditë relaksi së bashku.