Ka një surprizë në Europë përsa i përket ekipit me përqindjen më të madhe të fitoreve në kampionat.

Ekipi çek i Viktoria Plzen ka lënë mbrapa gjigandët e futbollit europian dukë shënuar përqindjen më të mirë në kontinentin tonë.

Çekët kanë arritur 15 fitore dhe vetëm një barazim këtë sezon në kampionat, me një përqindje fitoresh prej 94%.

Ata ndodhet 16 pikë larg vendit të dytë në këtë fazë të kampionatit, dhe kaluan gjithashtu në fazën tjetër të Europa League ku do të ndeshen me Partizanin e Beogradit.

Vendin e dytë e zë Manchester City që kishte përqindjen e njëjtë deri para barazimit 0-0 me Cristal Palace, ndërsa tani ka përqindjen 90.9 %.

Më pas renditen PSG (84.2%), Barcelona (83.3%), Napoli (80%) dhe Bajern Mynih (76.5%).