Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski nuk mund të saktësojë se kur Ministria do të shpërngulet në hapësirat e reja dhe thotë se kjo varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Planet urbanistike janë shfuqizuar nga ana e Komunës Qendër. Presim se si do të prononcohet Gjykata Kushtetuese për dispozitat që janë parashtruar që të mund të jepet leje për përdorimi e ndërtesës dhe të kryhet pranim teknik. Nuk mund të them se si do të veprojë Gjykata kushtetuese dhe në cilën kornizë kohore”, tha Sugarevski, duke iu përgjigjur pyetjes pas mbledhjes së punës me drejtorin e Resurseve Energjetike të Maqedonisë, Bllagojçe Koteski.