Normalizohet qarkullimi në aksin rrugor Shkup-Veles para qarkores Hipodrom, e cila, për shkak të një aksidenti zinxhiror, ishte në ndërprerje nga mëngjesi rreth orës 7:00, kumtoi LAMM.

Në aksidentin, që ka ndodhur midis katër automjeteve të udhëtarëve, një kamioni dhe një autobusi, sipas informacioneve të deritanishme, janë lënduar tre persona.

Aksidenti në polici është paraqitur në orën 7:40 minuta