Kohët e fundit janë përhapur replikat e vazhdueshme të  fansave me VIP-at. I radhës ka qenë reperi Noizy, të cilit i është dashur të bëjë publike një fyerje, që i është bërë nga një ndjekës.

‘Qeni me qenin’ ka komentuar kjo faqe, që nga emri duket sikur bën bashkë shqiptarët myslimanë.  Ky koment, i cili nuk pritej nga një besimtar i vërtetë, ka acaruar Noizyn.

“Qenke mysliman i mirë. Janë disa, që e bëjnë për like dhe shumë pak e bëjnë me zemër. Tani mbylle faqen, se s’të ka mbetur gjë tjetër”, – ka qenë reagimi i Noizyt.

Image