Autoritetet e qytetit në Nju-Jork planifikojnë të vendosin qindra rrethoja për shkak të pengimit të sulmeve terroriste me automjete.

Vendimi vjen pas serisë së sulmeve të tilla në Evropë, si dhe pas sulmit në tetor në Nju-Jork, ku një uzbekistanez vrau tetë këmbësorë.

“Në vitin 2017 banorët e Nju-Jorkut ishin dëshmitarë të gatishmërisë së tmerrshme të njerëzve që të na lëndojnë, në metro, në shtigje për çiklistë ose në Tajm Skuer. E dimë se duhet të investojmë përpjekje shtesë që t’i mbrojmë njerëzit dhe për këtë shkak i kemi zgjedhur mënyrat më të mira për sigurimin e rrugëve tona”, tha prefekti i Nju-Jorkut, Bil de Blazio.

Janë paraparë gjithsej 1.500 rrethoja, të cilat do të vendosen në Tajm Skuer dhe në dhjetëra lokacione tjera, ndërsa tërë projekti do të kushtojë rreth 50 milionë dollarë.