Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja në fshatin Gjorm ku Artion Shenaj vrau me kallashnikov shokun e tij Mariglen Memaj e më pas u vetëvra.

Mësohet se autori kishte vetëm tre ditë që ishte kthyer nga Franca, ku sipas burimeve ka qenë në burg me precedentë penale për lëndët narkotike. Memaj ishte prind i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, ndërsa autori ishte beqar.

Memaj kishte qenë emigrant në Itali si dhe i burgosur në Itali, edhe ai për lëndë narkotike, por më pas ishte kthyer të jetonte në fshatin e tij.

Ka dyshime që konfliktet mes tyre kanë qenë të vjetra dhe se mendohet që ka të bëjë me pazaret e drogës, ndërkohë që të dy palët kanë qenë dhe fqinj me njëri-tjetrin.

Si ndodhi ngjarja

Mariglen Memaj, rreth 34 vjeç ka qenë duke pirë kafe në qendër të fshatit kur i është afruar Artjon Shenaj, 35 vjeç dhe pa paralajmërim ka goditur në drejtim të tij. Si pasojë e breshërisë së kallashnikovit ka Memaj ka ngelur i vdekur në vend.

Pas të shtënave, autori është larguar nga vendngjarja e më pas ka shkuar në banesën e xhaxhait të tij aty pranë, ku me të njëjtën armë zjarri është vetëvrarë.