Fushatës së futbollistëve të Kombëtares, në mbështetje të kandidaturës së presidentit Duka, i është shtuar edhe Mërgim Mavraj.

Mbrojtësi ka postuar një foto në Facebook, teksa shkruan: “Suksese president. Të uroj më të mirat nga zemra. #bigbossDuka”.

Kujtojmë që ditën e djeshme në krah të Armando Dukës në garën me Bashkim Finon për kreun e ardhshëm të FSHF-së u bashkuan disa prej lojtarëve të Kombëtares si Ansi Agolli, Andi Lila, Orges Shehi apo Hamdi Salihi.

Image