Një incident i rrëndë ka ndodhur në Shkup sonte në ora 20.00, një 50 vjecar nga Saraji i Shkupit duke ikur nga policia maqedonase, me veturë ka goditur një shtyllë betoni dhe ka marrë lëndime të rrënda shëndetësore, mëson ekskluzivisht Gazeta LAJM. Burime policore thonë se ai dyshohet se ka qenë personi në kërkim nga njësiti për intervenim të shpejt ALFA për shkak të veprave penale.

Sipas policisë, ai nuk ka respektuar urdhërin e policisë, dhe ka vendosur të ikë me shpejtësi të madhe me veturë, në një momente humb konktrollin dhe e goditi shtylllën e betonit. Nga goditja ka marrë gjakëderdhje në kokë.

Gazeta Lajm ekskluzivisht mëson se për momentin Asani gjendet në Klinikën për Neurokirurgji në në Spitalin Shtetëror në Shkup, ku i është nënshtruar intervenimit kirurgjik. Informacionet e para flasin se ka gjakderdhje të madhe në kokë, dhe ende nuk dihen se si do të mbaron operimi.

Gazeta Lajm në çdo memonet pret confirmim zyrtar nag policia dhe mjekët kujdestar të Qendres së Emergjencës në Spitalin Shtetëror në Shkup.