Një gjashtëdhjetë e tre vjeçar nga Shkupi ka paraqitur se dje rreth orës 11:30 minuta është sulmuar nga dy qen endacakë në rrugën “Februarski pohod” në Novo Lisiçe.

Siç njoftoi MPB, një prej qenve e ka kafshuar atë në pjesën e pasme të këmbës së majtë duke e lënduar dhe gjakosur.

Shkupjani ka shkuar vetë në Klinikën Infektive ku i është dhënë ndihma mjekësore.

Policia sot konfirmoi se rasti është paraqitur në orën 11:45 minuta.