Një këmbësor është lënduar më rëndë, ndërsa shtatë persona më lehtë në tre prej gjithsej shtatë aksidenteve rrugore që në 24 orët e fundit kanë ndodhur në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material.

Policia e komunikacionit ka zbuluar dhe sanksionuar 15-të shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara e paraparë me shenjën e komunikacionit.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 10 shoferë para se të fitojnë të drejtën e drejtimit së automjetit motorik dhe 11-të shoferë të cilët kanë pasur automjete të paregjistruara. Janë sanksionuar edhe tre shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe, 11-të shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve, pesë për reshtim të padrejtë dhe dy për parakalim të padrejtë.

Për shkak të parkimit të padrejtë me automjetin special “karrotrec” janë hequr 79 automjete.

Policia rrugore ka ndërmarrë masa edhe ndaj tre këmbësorëve të cilët nuk e kanë kaluar rrugën në vendkalimin për këmbësorë.