Ish-Presidenti Bujar Nishani përmes një komenti në rrjetet sociale ka përshëndetur miratimin e gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë.

“Urimet më të mira bashkëkombasve tanë në Maqedoni. E vendosën gjuhën e bukur shqipe në vendin e merituar. Bashkëjetesa dhe bashkëkontributi do ta bëjë Maqedoninë një fqinj edhe më të mirë për ne !”, shkruan Nishani.