Ndërmjetësi i OKB-së Metju Nimic ka caktuar për të mërkurën raundin e ri të bisedimeve për emrin me përfaëqsuesit e Shkupit dhe Athinës, Naumovski dhe Vasillakis.

Në takim pritet që Nimic të del me propozim konkret apo korrinizë për arritjen e zgjidhjes. Ish Ambasadorët Nano Ruzhin dh Risto Nikovski vlerësojnë se propozimi i Nimic tanimë është i gatshëm dhe mbetet të harmonizohen detajet mes palëve.

“Po vrapohen 100 metrat e fundit. Mendoj se tani do të reagohet shpejt, sepse koha të shkel në shum aspekte, por me rëndësi është se do të vijë deri te zgjidhja e përbashkët. Normalisht gjithmon do të ketë të pa kënaqur tek të dyja palët.Me rëndësi është Maqedonia të xhej në solucion që do ti mundësojë nga njëra anë të ruaj identitetin dhe nga ana tjetër ti mundësojë anëtarësimin në NATO dhe filimin e bisedimeve me BE-në” – tha ish ambasadori, Nano Ruzhin.

“Nuk duhet të ket kurrar dilemash se në çantën e ndërmjetësit ka propozim konkret, i cili po parlajmërohet. Si zakonisht ato vijnë nga Greqia, Shqipëria apo vende të treta dhe siç duke ai është koncentruar te Maqedonia e Re” – tha ish ambasadori, Risto Nikovski.

Raundit të ri të bisedimeve i kanë paraprirë vizita në Athinë e zv. Kryeminsitrit, Bujar Osmani i cili u prit nga shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias dhe më pas edhe takimi në Selanik i shefit të Diplomacisë, Nikolla Dimitrov mo homologun e tij grek Koxias.

Nga këto takime u shpreh optimizëm për gjetjen e zgjidhjes, e cila sipas analistëve politik së bashku me realizimin e reformave do tu hapnin rrugë integrimeve të vendit.

Analistët në vend flasin me optimizëm duke besuar se edhe referendumet e paralajmëruara rreth marveshjes për emrin të mos mbahen para integrimit të vendit në NATO dhe fillimit të negociatave me BE-në.

“Nëse gjithçka shkon në drejtimin e dëshiruar ne mund të presim ftesë për anëtarësim në NATO dhe fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropjan. Tani po hapet kjo mundësi dhe nëse nuk arrijmë tani ta zgjidhim, nëse tani nuk gjejn forcë politikanët këtë ta zgjidhin mundësia e ardhëshme do të jetë pas dy tre vitesh, ndërsa atëher do të jetë vonë”.

“Mendoj se do të gjindet ndonjë formulë që nuk do të çojë në atë drejtim që të mbahet referendum para integrimit të Maqedonisë në NATO dhe eventualisht fillimit të negociatave. Te ne edhe mund të mbahet referendum por në një fazë të ardhëshme duke u lidhur me çështjet e integrimeve në NATO dhe BE” – tha analisti, Albert Musliu.

Në kuadër të intensifikimit të aktiviteteve për zgjidhjen e kontestit me emrin shihet edhe vizita e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, më 17 dhe 18 janar në Shkup.

Ai gjatë kësaj vizite do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, me kryeministrin Zoran Zaev, liderin e opozitës Hristijan Mickovski, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Ndërsa  më 18 janar ai do të ketë fjalim para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. Kësaj do ti paraprijë prezentimi para komisionit kuvendor për çështje evropjane, i programit dhe prioriteteve të kryesimit gjashtmujor bullgar me BE-në nga ana e ambasadorit bullgar në Shkup Ivan Petkov.

Si dhe vendosja në seancën e nesërme kuvendore e ratifikimit të Marrveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)