Sektori për punë të brendshme i qytetit të Shkupit, ka konfirmuar incidnetin e mbrëshmëm të ndodhur pas ndeshjes së basketbollit mes ekipit të “Shkupit” dhe “Pelisterit”, e cila u zhvillua në Çair.
SPB konfirmon se incidenti në fjalë filloi pasi nga tribunat e tifozëve ku qëndronin “Shvercerat” në ulëset e lojtarëve të “Pelisterit” është hedhur një fishek zjarë.

Nga SPB konfirmuan se pas kësaj drejt “Shvercerave” , basketbollistët e Pelisterit, kanë hodhur një shishe me ujë. Pas kësaj situata u përshkallëzua dhe erdhi deri tek përleshja fizike.

SPB në buletin e saj thekson se si pasojë e dhunës janë lënduar përfaqësuesi teknik dhe një basketbollist i Pelisterit, ndërsa gjat intereventimit për të qetësuar situatën janë lënduar dy polic. Për momentin punohet për zbardhjen plotë të incidentit.