Gjykata ka dënuar me 3 vite burg mësuesin Hasan Martani, i cili ngacmoi një nga nxënëset e tij të mitura në shkollën 9-vjeçare “Mustafa Lleshi” në Kashar. Pas përfundimit të gjyqit dhe dënimit, mësuesi do të vuajë vetëm dy vite burg, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Historia nisi në maj të vitit të kaluar, kur mësuesi u arrestua pas denoncimit të familjes së vajzës.

Prova për arrestimin mësuesit (hetimi më pas u krye në arrest shtëpie) ishin komunikimit në Facebook, ku mësuesi i matematikës Martini 64 vjeç kishte ngacmuar nxënësen e tij të mitur. Dëshmia e vajzës në prani të psikologes ishte vendimtare për dënimin e mësuesit.

Ajo ka treguar se mësuesi i matematikës për ta joshur i dërgonte teste të matematikës, ndërsa pas orëve të mësimit i ka kërkuar që të qëndronte në kabinetin e informatikës, ndërsa e ka puthur me forcë. Hasan Martani më pas e shantazhonte nxënësen që të mos u tregonte prindërve dhe të fshinte mesazhet në Facebook, por vajza i tregoi nënës duke sjellë prangosjen e mësuesit.


(Vendimi i Gjykatës)