Pas botës së kinemasë, radhën e ka ajo e modës. Fotografët Mario Testino dhe Bruce Weber, janë akuzuar për ngacmime seksuale nga dhjetëra modelë meshkuj.

Të dy fotografët kanë përgënjeshtruar lajmin: “Jam i tronditur nga akuzat e turpshme që i mohoj absolutisht”, – ka thënë Weber, ndërsa avokati ligjor i Testinos ka vënë në dyshim besueshmërinë e akuzuesve.

“Pas këtyre akuzave, nuk do të ketë asnjë bashkëpunim profesional në të ardhmen e afërt”, – ka thënë drejtoresha e “Vogue”, Anna Wintour.

Akuzat ndaj Weber-it – Rreth 15 modelë dhe ish-modelë kanë rrëfyer në ‘New York Times” një seri sjelljesh me ”drita të kuqe”, nga kërkesa për t’u zhveshur pa arsye te një sjellje seksuale e çuditshme shpoesh gjatë realizimit të shërbimeve fotografike.

Fotografi u kërkonte djemve të zhvisheshin dhe të kryenin ushtrime “të ndryshme” duke prekur vetveten dhe Weber-in dhe t’i zhvendosnin duart aty ku të ndjenin “energjinë” e tyre. “Kujtoj që më vendosi duart në gojë dhe në organet e mia gjenitale”, – ka thënë modeli Robyn Sinclair. “Nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie seksuale, por sigurisht shumë ngacmime”.

Akuzat ndaj Testinos – Ndërsa ndaj Testinos, një kanakar i “Vogue”-s dhe të familjes mbretërore britanike që ka celebruar në foto imazhet e fejesës së William e Kate, 13 mes asistentëve meshkuj dhe modelëve, kanë thënë se kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale. “Ishte një gjuetar seksual”, – ka thënë ish-modeli Ryan Locke. Gjithnjë në lidhje me Testinon, i cili së fundmi ka fotografuar Serena Williams me vajzën e sapolindur, disa asistentë kanë thënë që fotografi përdorte meshkuj heteroseksuale për të qenë më pas gjithnjë e më shumë agresiv. Në të gjitha rastet, modelët kanë shpjeguar se pranimi i vëmendjes ndaj tyre, ishte një “trampolinë” për një karrierë brilante, ndërsa nëse do të refuzoheshin, do të thoshte humbja e një shansi për një të ardhme në botën e modës. /GSh