Katër emigrantë të dyshuar janë kapur duke u munduar që të depërtojnë nga Maroku në Europë, duke u fshehur brenda një makine.

Dy nga emigrantët nga Afrika Sub-Sahariane ishin fshehur në pjesën e përparme të makinës, ndërsa një tjetër nën mbulesat e karrikave të pasme.

E katërta, që është grua, u gjend e fshehut nën pult.

Sipas të përditshmes spanjolle “La Vanguardia” shoferi dhe pasagjeri i makinës janë arrestuar.

Dy oficerë policie të përfshirë në kapjen e katër emigrantëve të dyshuar duhej të trajtohen për lëndime, pasi ata u lënduan gjatë një përleshje fizike me emigrantët.

Mediat spanjolle shkruajnë se makina eci me shpejtësi gjatë kontrolleve të sigurisë.

Melilla dhe Ceuta, një enklavë spanjolle gati 250 milje larg në bregun verior të Afrikës, përdoret shpesh si pikë e hyrjes për në Europë nga emigrantët afrikanë.

Spanja është një shënjestër gjithnjë e më të madhe nga njerëzit që duan të arrijnë në Europë nga Afrika. Numri i emigrantëve që kanë hyrë në Spanjë gjatë vitit 2017 ka arritur afër 22,900 persona.