Neymar duket se po i shfrytëzon në maksimum ndërprerjen dimërore të kampionatin francez dhe lejen e marrë nga PSG, teksa është fotografuar me të dashurën e tij Bruna Marquezine duke shijuar një ditë së bashku në një jaht luksoz.

Ylli brazilian, i cili paguhet 600 mijë paund në javë, ka treguar afeksionin për partneren e tij, pak ditë pasi u raportua se kanë rikonsoliduar marrëdhënien e tyre në mbrëmjen e vitit të ri, të cilën e festuan në Brazil.

Bashkë me ta ka qenë edhe portieri i PSG, Kevin Trapp dhe e dashura tij Izabel Goular teksa lundronin pranë Fernando de Noronha, një ishull i ndodhur afro 220 milje larg bregut të Pernambucos, në Brazil.