Messi është i përditësuar me gjithçka. Dhe më shumë nëse bëhet fjalë për të ardhmen e mikut të tij të mirë Neymar. Komunikimi midis argjentinasit dhe brazilianit është konstant. Ata mbajnë një miqësi të mirë nga ditët e tyre së bashku në Barcelonë. Si mund të jetë ndryshe, Leo është i interesuar për fatin e Neymar, transmeton Sovrani.info.

Komunikimi i fundit mes tyre ka të bëjë me lidhjen e yllit të Paris – Saint – Germain me Real Madridin. Neymar në fakt i ka treguar Messit se Florentino Perez i ka premtuar se nëse ai zbarkon verën e ardhshme në Santiago Bernabeu do të bëhet lojtari më i paguar në botë për pesë vitet e ardhsme, raporton Don Balon.

‘Ney’ i ka rrëfyer Messit se nuk e sheh me sy të keq mundësinë e kalimit në Santiago Bernabeu. Leo tashmë e ka paralajmëruar atë se ai nuk do t’a dëshironte një lëvizje të tillë, por ai nuk mund të ndërhyjë në vendimin e mikut të tij. /Sovrani.info/

untitled