Aktorja e njohur shqipare Eliza Dushku ka tronditur opinionin me një deklaratë që ka bërë mbrëmë përmes rrjeteve sociale.

Ajo ka rrëfyer se kur ishte në moshën 12 vjeçare është përdhunuar nga Joel Kramer. Edhe pse kishte heshtur për shumë kohë, ajo zgjodhi pikërisht këtë periudhë për ta zbuluar këtë sekret.

Pas kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta përmes rrjeteve sociale, disa prej tyre akuzonin prindërit e saj përse nuk kanë ndërmarrë diçka në këtë drejtim.

Kur lexoi komentin e një personi në rrjete sociale, i cili i vinte fajin prindërve përse e kanë lejuar atë të punonte me Kramerin, ka reaguar nëna e saj, Judith Dushku.

“E pranoj gjykimin tuaj si nëna e Elizës. Jo nuk ishte karriera e saj për të cilën trembesha, sepse ajo nuk kishte aspak rëndësi për mua. Edhe unë kisha frikë nga Joel Kramer. Pas shumë vitesh unë kuptova se çfarë kishte ndodhur realisht. Në atë kohë edhe Eliza ishte shumë e frikësuar për të gjithë historinë dhe në një mënyrë mendoj se ajo më ka mbrojtur mua, sepse ajo e dinte se sa frikë kisha unë nga njerëzit e fuqishëm në sheshxhirim. Humbja e saj ishte më e keqja, por abuzimi mund të jetë edhe një rrjetë i gjerë. Unë fillova t’a kuptoja këtë shumë vite më vonë. Shumë falenderime për nënën tënde për atë që bëri për ty. Do të doja të kisha qenë edhe unë aq trime” , ka thënë nëna e Elizës një komentuesi.

ImageImage