Në qytetin perëndimor zviceran Sho de Fond sot janë marrë anëtarët e një familje si pengje, me qëllim që të realizohet vjedhje e një sasie të madhe të arit.

“Gjashtë persona, i kanë marrë burrin, bashkëshorten dhe djalin minoren si pengjë”, theksoi zëdhënësi policor, Pier Lois Roçair.

Babi, i cili është pronar i kompanisë së madhe për metal “Kenddrora” ka qenë i detyruar të shkojë në zyrën e tij dhe të marrë sasi të madhe të arit, që ua ka dorëzuar vjedhësve.

Pastaj vjedhësit i kanë dërguar anëtarët e familjes në rajonin Biaufond dhe atje i kanë lënë, ndërsa pastaj ka ikur dhe janë nisur drejt kufirit francez.

Më vonë personat e rrëmbyer janë liruar të palënduar.

Policia lokale në Neuçatell theksoi se në vijim është gjurmimi për gjashtë të dyshuarit.

Policia njoftoi se tek fytyrat nuk janë vërejtur gjurmë nga dhunë fizike.