Të gjithëve na ka ndodhur që të gjejmë sende të humbura. Shpesh herë i kemi dorëzuar, por ka pasur edhe nga rastet kur pronari nuk është gjetur. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në qytetin e Vlorës.

E kësaj here ka qenë një gazetar i cili ka gjetur një portofol femrash në një lokal në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti shkruan në rrjetin social, se pasi e kishte gjetur portofolin, i kishin thënë ta mbante, por e kishte vënë veten në vendin e njeriut që e kishte humbur dhe ja kishte dhënë kamerierit.

Ja çfarë shkruan gazetari Enrik Mehmeti në Facebook:

Duke drekuar ne një restorant me rastisi te gjeja një portofol femrash i markës ‘Armani’, poshtë karriges ku isha ulur.

Menjëherë njoftova kamerierin duke e ven ne dijeni qe ta siguronte me shpresën se pronarja te kujtohej ku e kishte harruar dhe ta tërhiqte.

Dikush te tavolina ngjitur me tha “mbaje se kushedi sa lek ka brenda” por ia ktheva se “vendosu ne vendin e personi qe ka humbur portofolin se si do ndiheshe te humbisje jo vetëm pjese te djersës se humbur por dhe sikletit te dokumentacioneve”.

Askush nuk i gëzon sendet e humbura te dikujt tjetër te çfarëdo vlere qofshin.