Në Sofje sonte mbahet ceremoni solemne me rastin e kryesimit bullgar me Këshillin e Bashkimit Evropian, në të cilin marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të BE-së, Bullgarisë dhe mysafirë të tjerë. Por, ceremonia është përcjellë me tre protesta.

Në sheshin tek përmendorja e partiakut Jevtimij protestuan rreth një mijë persona për “Shpëtim të Pirinit”, ski qendër e njohur bullgare, në udhëkryqin e rrugëve “Aleksandar Batenberg” dhe “Gjenerali Gurko” protestuan dhjetëra policë të pakënaqur nga paga prej 340 euro, ndërsa në bulevardin “Vasill Nevski” u mblodhën një grup më i madh i qytetarëve të cilët mbanin maska me fytyrën e kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryetarit të Komisionit Evropian zhan Klod Junker.

Protestat janë siguruar nga një numër i madh i policëve.

Në Sofje mbërriti edhe kryetari i BE-së, Donald Tusk, si dhe të gjithë eurokomisarët, të udhëhequr nga Junkeri.