Gjatë një aksioni kontrollues të SPB Tetovë për zbulim të personave me qëndrim ilegal dhe punë në tre objekte hotelierike në Sedllarcë të Epërme të Tetovës dhe Raven të Gostivarit janë arrestuar dy shtetase shqiptare dhe një serbe, të cilat do të deportohen, ndërsa katër shtetaseve nga Shqipëria u është shqiptuar gjobë prej 400 euro dhe janë dëbuar nga shteti.

Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se gjatë kontrollit në objektin hotelierike në Sedllarcë të Epërme të Tetovës, pronësi e B.Ll. (48) nga Tetova, krahas dy shtetaseve shqiptare të cilat e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik në vend janë kapur edhe pesë shtetase maqedonase. Të gjithë kanë qenë valltare në objektin hotelierik. Dy shtetaset shqiptare janë arrestuar në Stacionin policor Tetovë, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të dorëzohet parashtresë adekuate dhe do të deportohen në vendin e tyre amë.

Në objektin hotelierik në Tetovë në pronësi të B.M. (36), janë kapur pesë persona, prej të cilëve shtetaset e Shqipërisë dhe një shtetase maqedonase. Kundër shtetaseve të huaja janë dorëzuar kërkesa për procedurë kundërvajtëse, me ç’rast nga ana e Gjykatës Themelore u është shqiptuar gjobë në vlerë prej nga 400 euro dhe masë dëbim nga Republika e Maqedonisë me ndalesë për hyrje prej një viti.

Në kontrollin, madje, në objektin hotelierik në Raven pronësi e J.A., janë kapur dy shtetase të huaja, një nga Shqipëria dhe një nga Serbia, dhe pesë shtetase maqedonase. Shtetaset e huaja janë arrestuar në Stacionin policor Gostivar, për shkak të qëndrimit të paparaqitur dhe keqpërdorim të qëndrimit turistik në RM dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të dorëzohet parashtresë adekuate dhe do të deportohen në shtetet e tyre amë, informojnë nga MPB-ja.