Më shumë borë ka në Lazaropole ku lartësia e shtresës së borës është 17 centimetra, ndërsa në Krushevë kanë reshur vetëm gjashtë centimetra. Më shumë borë se në Krushevë ka në Ohër dhe në Pretor ku lartësia e shtresës së borës është tetë centimetra.

Borë të lehtë mëngjesin e sotëm ka në Kriva Pallankë, ndërsa në orët e kaluara edhe në Berovë.

Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Berovë ku janë matur -3 gradë, ndërsa më ngrohtë është në Shkup dhe Demir Kapi ku temperatura e mëngjesit është dy gradë.

Deri në orën tetë mëngjesin e sotëm më shumë shi ka reshur në Lazaropole, ndërsa më pak në Kriva Pallankë.

Reshje të shiut do të ketë deri në orët e pasdites përgjatë Vardarit, ndërsa në malet në perëndim dhe lindje reshjet do të jenë të borës. Mëngjesin e sotëm fryn erë kryesisht veriperëndimore, përveç në Gjurishtë kur era është mesatare veriperëndimore. Nga mesdita pritet erë mesatare deri e përforcuar herë pas here veriperëndimore, e cila do të jetë më e shprehur në juglindje, ndërsa vranësira do të zvogëlohet. Temperatura do të lëvizë prej 4 deri 11 gradë.

Në Shkup paradite ende do të ketë reshje të përkohshme të shiut, e pastaj do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore dhe vranësirat do të zvogëlohen. Temperaturat do të arrijnë deri nëntë gradë.

Që nga dita e nesërme pritet mot stabil dhe i thatë me mjegull nëpër lugina dhe në luginat lumore. Në dy ditët në vijim, temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta, ndërsa gjatë fundjavës gjatë ditës sidomos në juglindje, do të arrijnë edhe deri 15 gradë, me përjashtim në vendet me mjegull.