Në Klinikën universitare për Traumatologji, Ortopedi, Anestesiologji, Reanimacion, Mjekim Intensiv dhe Qendrën Urgjente në Shkup gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës ndihmë mjekësore kërkuan 63 pacientë.

Prej tyre, shtatë janë hospitalizuar dhe atë katër në neurokirurgji dhe nga një pacient në traumatologji, kirurgji plastike dhe kirurgji digjestive.

Drejtori i TOARMIQZ, doktor Ilir Hasani deklaroi se pacienti i parnuar në traumatologji ka thyerje të ashtit të kofshës, shkaktuar në një aksident rrugor komunikacioni në Veles. Ai është pranuar sot në mëngjes dhe ndaj tij po kryhet ndërhyrja operative.

Nga fatkeqësia e njëjtë është lënduar edhe një pacient i cili është dërguar në Klinikën për Kirurgji Maksilofaciale.

Në neurokirurgji janë pranuar katër pacientë prej të cilëve njëri është me lëndim të marrë gjatë fatkeqësisë së komunikacionit rreth orës 20:00. Pacienti i dytë është me lëndime të marra gjatë rrëzimit në shtëpi dhe ndaj tij është kryer trajtim operativ. Pacienti i tretë është pranuar si insult cerebrovaskular, ndërsa i fundit me tronditje në tru.

Dy pacientë të lënduar gjatë rrahjes, të cilët kërkuan ndihmë mjekësore, janë lëshuar për mjekim shtëpiak, ndërsa edhe një pacient i lënduar në fatkeqësi komunikacioni është lëshuar për mjekim shtëpiak.

Gjatë ditës së djeshme në TOARMIQZ nuk janë pranuar pacientë të lënduar nga kapsollat apo mjetet e ngjashme piroteknike.